Pas Big Mamës, edhe këngëtari Bertan Asllani dëshiron të sfidojë veten në tregun turk. Duke qenë një njohës i mirë i gjuhës turke, Bertani nuk e ka problem të flasë dhe komunikojë e akoma më pak të këndojë, duke ditur që prej disa vitesh është edhe në tregun shqiptar me hite të shumta.

Siç mësojmë, ndryshe nga Big Mama që ka realizuar vetëm një këngë me video, Bertani ka nënshkruar kontratë afatgjatë dhe do të realizojë një album të tërë me një produksion turk, i cili ka lidhur kontratë gjithashtu edhe me yllin turk Tarkan.

Bertani është shumë i ri në moshë, por deri më tani ka arritur shumë në karrierën e tij, duke bërë për vete publikun shqiptar.

Përveç këngëve dhe videoklipeve të ndryshme, ai ka qenë i pranishëm edhe nëpër shumë show televizivë dhe spektakle të ndryshme. Kënga, të cilën e ka realizuar me klip në gjuhën turke, i përket zhanrit pop/turbo dhe është shumë ritmike. Klipi është realizuar në Maqedoni me produksionin e vetë këngëtarit, ndërsa në klip shfaqet së bashku me një modele maqedonase duke u ledhatuar.

Ky është një nga projektet më të shtrenjta që ka realizuar Bertani deri më tani, por flitet se do të jetë edhe një nga projektet më të shtrenjta në gjithë estradën në Maqedoni. Premierën klipi do ta ketë fillimisht nëpër disa televizione turke, ndërsa më pas do të qarkullojë edhe nëpër televizionet shqiptare e ato maqedonase./ panoramaplus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here