Duket se ëndrra e tij për t’u futur në tregun turk po realizohet pak nga pak.
Këngëtari maqedonas, Bertan Asllani, ka nënshkruar së fundmi kontratën me një produksion të njohur turk dhe vetëm 2 ditë më parë ka publikuar singëllin e parë nën logon e këtij produksioni. Flitet se Bertani do të realizojë shumë shpejt albumin më të ri në gjuhën turke.
Duke qenë një njohës i mirë i gjuhës turke, Bertani nuk e ka problem të flasë dhe komunikojë e akoma më pak të këndojë, duke ditur që prej disa vitesh është edhe në tregun shqiptar me hite të shumta. (Bluetooth)