Halle Berry dëshiron të luajë rolin e Oprah Winfrey në një film për jetën e saj. Aktorja fituese e çmimit Oskar, shpreson ta bindë mogulin e mediave për të realizuar një film për të, me Halle në rolin kryesor.

“Oprah është një prej femrave më me ndikim në botë dhe tregimi i saj është i mahnitshëm. Një film biografik për momentin do të ishte në kohën e duhur dhe Halle është një zgjidhje e dukshme për rolin kryesor.

Ajo e njeh Oprah dhe ka respekt të madh për të. Ajo vërtet shpreson të fitojë ndaj saj për filmin me buxhet të madh për jetën e saj, që do të vulosje karrierën e saj televizive”, ka thënë burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here