Gabriel Aubry, ka konfirmuar se është ndarë nga aktorja, duke thënë se momenti i ndarjes ishte pikëllues.

Çifti takohej që nga viti 2005 dhe ata i dhanë jetë vajzës së tyre të parë Nahla në vitin 2008. Spekulimet e ditëve të fundit thoshin se ata kishin zgjedhur rrugë të ndryshme dhe këtë tani e konfirmon dhe vetë Aubry.

“Përderisa nuk dua të komentoj mbi spekulimet e egra të mediave, unë jam i pikëlluar të them se Halle Berry dhe unë kemi vendosur të ndahemi nga njëri tjetri.

Halle Berry është dhe përgjithmonë do të mbetet, njëri prej njerëzve më të veçantë dhe më të bukur që kam njohur ndonjëherë dhe jam i sigurt se ne do të vazhdojmë të kemi vetëm dashuri dhe respekt për njëri tjetrin”, thotë deklarata e Aubryt lëshuar për Access Hollywood.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here