Edhe pse pas ndarjes, Halle Berry dhe ish-partneri i saj, Gabriel Aubry, janë pajtuar të kenë kujdestarinë e përbashkët mbi vajzën, aktorja ka ndërruar mendjen.

Berry ka shtyrë xhirimet e filmit të ri, në të cilin do ta zëvendësojë Catherine Higl, dhe ka kërkuar nga gjykata që kujdestari i vetëm i vajzës trevjeçare të jetë ajo.

Aubry para një muaji i ka dorëzuar gjykatës dokumentacionin e nevojshëm për njohjen e atësisë, dhe atëherë aktorja kuptoi se manekini nuk është në gjendje të kujdeset për vajzën.

Përfaqësuesi i aktores për mediet tha për mediet amerikane se Halle është e shqetësuar për vajzën Nahla dhe se do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here