Një grup i të drejtave të grave italiane ka kërkuar nga gjykata dëmshpërblim nga kryeministri Silvio Berlusconi pasi sipas tyre ai ka ofenduar dinjitetin e femrave italiane.

Gjyqi ndaj Berlusconi i cili akuzohet se ka paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me minorene do të nisë ditën e mërkurë.

Grupi i të drejtave të grave i quajtur “Arcidonna” mendon se duke organizuar festat e famshme “bunga bunga”, striptizmit dhe kërcimit para tij, Berlusconi i ka kthyer femrat në objekte seksi dhe vetëm kaq pa marrë parasysh dinjitetin e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here