Silvio BerlusconiNë një intervistë për të përjavshmen “Chi”, kryeministri italian Silvio Berlusconi ka deklaruar se nuk ka “pasur asnjëherë ‘marrëdhënie’ me të mitura” dhe nuk ka ftuar asnjëherë në rezidencat e tij “persona pak seriozë”.

“Nuk kam pasur ‘marrëdhënie’ me të mitura dhe nuk kam organizuar festa të vogla. Vetëm kam marrë pjesë në darka simpatike, absolutisht të pa qortueshme në planin moral dhe të elegancës”, shprehet kryeministri italian.

“Nuk kam pritur asnjëherë me dëshirën time në shtëpi persona të parespektuar”, shton Berlusconi, duke iu referuar prostitutave, ndër të cilat Patrizia D’Addario, mjaft e ndjekur në media, që mendohet të jenë paguar për të shkuar në rezidencat e tij.

“Kohën time të lirë e zënë fëmijët e mi të vegjël. Për ta, jam një gjysh Supermen. Parashikoj ta mbroj jetën time private kundër shkeljeve të vazhdueshme të pseudo gazetarëve që veprojnë në kundërshtim të hapur me ligjet në fuqi”, ka thënë kryeministri italian. /AP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here