Pasi dy ditë më parë i këshilloi vajzat që të martohen për pasanikë të moshuar si ai, kryeministri I Italisë, Silvio Berlusconi tha sot në tubimin e partisë së tij “Njerëzit e lirë” se femrat presin në radhë për t’u martuar me të, shkruan Telegraph.

Femrat presin në radhë për t’u martuar me mua, sepse unë jam djalosh i mirë, jam përplot para dhe e sepse di si duhet sjellë me gratë”, tha kryeministri që ka mbushur 73 vjet.

Ai përsëriti se femrat që i duan meshkujt më të vjetër mendojnë se partnerët e tyre të moshuar do të vdesin shpejt dhe pastaj ato do të trashëgojnë pasurinë e tyre.

Berlusconi vjet u ballafaqua me një skandal seksual. Pas kësaj bashkëshortja e tij Veronica kërkoi dhe mori divorcin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here