Kryeministri Berisha, pasi ka hedhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme votën e tij për zgjedhjet vendore, ia ka kushtuar një pjesë të paradites familjes, veçanërisht të vegjëlve, nipërve dhe mbesave.
Pas një muaji të lodhshëm, i përfshirë në një fushatë intensive elektorale në të gjithë vendin, Kryeministri, padyshim duke shfrytëzuar edhe heshtjen zgjedhore të kësaj dite, i është gëzuar familjes, ku sëbashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, vajzën Argitën, bashkëshorten e djalit Shkëlzenit, dhe nipërit e mbesat ku nuk mungonte as më i vogli Arti.
Zoti Berisha ka shijuar një kafe në qetësinë dhe bukurinë që të ofron natyra në kafe, barin e lokalit Sofra e Ariut, në kodrat e liqenit artificial.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here