Beqarja seksi Kelly BrookKelly Brook i ka mohuar zërat që është martuar fshehurazi me Jeremy Parisi-n . Kelly Brook i ka mohuar zërat që pretendojnë se ajo është martuar fshehurazi me Jeremy Parisi-n.

Modelja, 36-vjeçare, ka qenë ajo që i ka ngjallur këto thashetheme pasi që është parë me një unazë të vendosur në gishtin e martesës, afër unazës, të cilën ia kishte dhuruar Parisi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Megjithatë, një përfaqësues i Kelly-t ka bërë të ditur që ajo nuk është fejuar e as martuar, për të shpjeguar më pastaj që arsyeja e vetme pse ajo e ka vendosur unazën në atë gisht është se vetëm në atë mënyrë i është përshtatur.

Ajo e ka shijuar deri në maksimum mbrëmjen e së dielës kur ka marrë pjesë në mbrëmjen gala në Londër. Në evenimentin, që është organizuar me qëllim të mbledhjes së fondeve për mbështetjen e komuniteteve në Haiti, ajo është shfaqur me një fustan ngjyrë ari, që theksonte linjat e saj trupore, të cilin e kishte kombinuar me një çantë të vogël me të njëjtën ngjyrë.

Beqarja seksi Kelly Brook

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here