Tony Bennett ka zbuluar se partnerja e tij për duetin e fundit Amy Winehouse e ka ditur se është pranë vdekjes, ndodhi kjo teksa ata po regjistronin këngën e tyre “Body and Soul” më herët gjatë vitit.

Bennett thotë se ai nuk e ka vërejtur menjëherë se Amy kishte probleme, por pasi shikoi video regjistrimet e momenteve të tyre së bashku dhe pasi ka rikujtuar bisedat, ai thotë se ajo e ka ditur se do të vdesë.

“Ajo e ka ditur se ajo është në telashe të mëdha, se ajo nuk do të jetojë. Nuk ishte për shkak të drogës, por për shkak të alkoolit”, theksoi Bennett.

Winehouse vdiq në korrik të vitit 2011. Dueti i saj me Bennett ishte zbuluar në atë që do të duhej të ishte ditëlindja e saj, 14 shtator.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here