BendiRok grupi amerikan “Eagles of Death Metal”, që mbrëmë është dashur të performojë në sallën koncertale Bataclan në Paris ku është kryer sulmi terrorist ka anuluar sot të gjitha turnetë nëpër Evropë.

Bendi muzikor ishte dashur që të performojë në Evropë deri më 10 dhjetor por pas sulmit të mbrëmshëm kanë vendosur të t’i anulojnë ato.

Anëtarët e bendit kanë vendosur të kthehen në SHBA transmeton France Press.

Mësohet se të gjithë anëtarët e bendit kanë shpëtuar masakrës në sallën e koncerteve Bataclan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here