Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, Dokufest ka kthyer qytetin e Prizrenit në një kinema të madhe verore.

Festivali po vazhdon me aktivitete të ndryshme dhe sot prej orës 11 u mbajt konferenca e parë për shtyp e DokuFest.

Konferencën e hapi drejtori artistik i festivalit z.Veton Nurkollari i cili tha që sivjet ka qenë hapja më e madhe e festivalit për shkak që në të njëjtën kohë në qytetin e Prizrenit janë shfaqë shtatë filma në katër kinema të ndryshme, përfishirë kinemanë e sapohapur në Prizren, Kino Europa.

Nurkollari foli edhe për programin e larmishëm të këtij edicioni, dhe pohoi se sivjet DokuFesti pret të ketë deri 20% më shumë mysafirë që do të vizitojnë festivalin.

Në konferencë folën edhe anëtari i jurisë për garën e filmave për të drejtat e njeriut z.Ben Blushi. Ai u tha se “DokuFest është një festival magjik i cili i ka dhuruar Prizrenit identitet artistik.”

Riina Spørring Zachariassen – Menaxhere e Industrisë në CPH:DOX, krahasoi DokuFestin me festivalet e tjera të mëdha në të cilat sipas saj publiku ka shumë më pak qasje në organizim. Ajo tha që DokuFesti e mahnit atë për shkak që i gjithë Prizreni dhe qytetarët e tij kanë lidhshmëri të fortë me festivalin.

Bernd Stracke, i cili është protagonisti i dokumentarit “Ostpunk!”, tregoi se ai ka ardhur në Prizren me tetë gazetarë nga Gjermania të cilët do të mbulojnë festivalin gjatë ditëve në vijim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here