Bella Hadid ka vetëm një vit që është bërë modele e njohur, mirëpo nuk e ka problem që të heqë rrobat kur të jetë nevoja.

20-vjeçarja ka pozuar e zhveshur para fotografit Mario Sorrenti për revistën V Magazine.

Ish-e dashura e The Weeknd dukej tejet joshëse në fotografitë bardh e zi, në të cilat e ka mbuluar gjoksin.

Njëherësh, Bella nuk ka përdoruar makijazh të tepruar në setin e ri fotografik. Po ashtu edhe flokët e saja nuk ishin rregulluar aq shumë, pasi fokusi kryesor ka qenë që të vihet në pah fytyra e saj e bukur dhe linjat trupore.

Botimi i ri i V Magazine del në shitje më 9 mars, ndërsa fotografimi është bërë për të nderuar fushatat reklamuese të Calvin Klein nga vitet e nëntëdhjeta.

Pjesë e këtyre reklamave nga vitet e nëntëdhjeta ka qenë edhe Kate Moss, asokohe në moshë shumë të re. /Telegrafi/13 14 15 16 17 19

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here