2Bella Hadid ndjek hapat e motrës më të madhe Gigi, duke pozuar tërësisht lakuriqe për revistën e njohur të modës “Vogue”, duke realizuar disa foto të mrekullueshme në formatin bardhëezi.

Bukuroshja 21-vjeçare brenda një kohe të shkurtër është bërë njëra ndër fytyrat më të famshme të kësaj industrie dhe nuk nguron t’i falënderojë fotografët Mert Alas dhe Marcus Pigott, për foto e “Vogue Paris”, së cilës, sipas fjalëve të saj, “ia hapët sytë për një formë të re arti”, transmeton “Zeri.info”.

Bella postoi foto duke falënderuar organizatorët e setit të fotove për këtë revistë, nën moton “Duaje trupin tënd”.

Vetëm disa muaj më parë edhe motra e saj më e famshme Gigi Hadid, ka realizuar një set fotosh lakuriqe pikërisht për këtë revistë dhe ka qenë e natyrshme të pritej që në këtë fushatë ta përfshinte edhe motrën e saj, e cila me hapa të sigurt po ecën rrugës së motrës së saj më të famshme.

Vetë Bella ka deklaruar kohë më parë se nuk e ka problem që t’i zhveshë rrobat para fotoaparatit, përderisa ato kanë qëllime artistike dhe jo të karakterit banal.

1

Edhe pse në karrierë gjërat po i ecin për mrekulli, në fushën e dashurisë ajo ka pasur vetëm dështime.

Momentalisht është beqare, pasi muaj më parë e ka braktisur i dashuri i saj, këngëtari “ The Week’nd”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here