Bella Hadid është fytyra e re e “Dior”Bella Hadid ka ecur në pistën e gjatë të markës “Christian Dior” të martën në Blenheim Palace në Oxfordshire, Angli, transmeton Klan Kosova.

Modelja 19 vjeçare është shpallur si fytyra e re e linjës kozmetike “Dior” në po atë ditë.

“Jam e ngazëllyer për të njoftuar se jam ambasadorja dhe fytyra e re e “Dior”. Një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar Bella në llogarinë e saj në Instagram.

Gjatë ecjes në pistë, Bella është duartrokitur nga i dashuri i saj The Weeknd i cili u ul në rreshtin e parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here