Belen RodriguezModelja dhe aktorja e njohur me prejardhje nga Argjentina, Belen Rodriguez, më në fund ka vendosur t’u kundërpërgjigjet kritikëve të shumtë në lidhje me paraqitjen e saj provokuese në publik.

Belen vazhdimisht ka qenë nën thumbin e kritikëve dhe medieve, për paraqitjen e saj të nxehtë në publik, duke provokuar me veshjet e saj seksi dhe zbulimin e pjesshëm të trupit, sidomos të gjinjve.

Por, ajo i kundërshton këto akuza, duke thënë se Zoti ia ka falë bukurinë dhe trupin e tillë dhe nuk e ka problem që ta ekspozojë trupin dhe bukurinë e saj dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen, ndoshta edhe më shumë se që e ka bërë deri më tani.

“Nuk kam faj që jam kaq seksi. Zoti më ka falur një trup dhe një bukuri të këtillë dhe jam falënderuese për këtë. Nuk i intereson askujt se çfarë bëj unë, a zhvishem apo jo, është vendim i imi dhe vetëm i imi”, është shprehur ajo e zemëruar. “Mund të prisni që në të ardhmen të jem edhe më provokuese dhe më joshëse. Këtë e kam në natyrën time, nuk kam pse të turpërohem dhe nuk kam pse t’i frikësohem askujt”, ka shtuar bukuroshja, e cila dalëngadalë po lë gjurmë në Hollywood.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here