Aktori Andrea Pucci, në emisionin “Mattino 5″, nuk e ka mbajtur dot sekretin, që duket se fsheh vetë prezantuesja argjentinase.”Belen pret një fëmijë dhe neve të cilët punojmë me të, s’na e ka fshehur”.

Konfirmimi për zërat që qarkullojnë prej javësh vjen nga aktori i “Colorado Caffe”, Andrea Pucci, i cili në emisionin “Mattino 5” s’e ka mbajtur dot sekretin. “Ajo ia ka deklaruar të gjithë stafit. Eshtë shumë e qetë dhe ndihet mirë. E them me seriozitet!”.

Të jetë e vërteta reale, apo një skeç për të qeshur? Nuk mbetet veçse të shihet se si do të vijojë kjo telenovelë e nisur prej kohësh.

Ajo që mund të thuhet me siguri për momentin është se vetëm pak ditë më parë, vetë bukuroshja argjentinase e mohoi lajmin e shtatzanisë në emisionin “Verissimo”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here