Bekim Balaj injoron prezantuesen Einxhela ShkiraEinxhel Shkira, një prej femrave më joshëse të ekranit duket se e teproi kur tha se futbollisti i Kombëtares i kishte kërkuar autograf sepse ishte fansi i saj. Për Bekim Balën, ky emër është i panjohur!

Pas përgjigjeve ironike që moderatorja e InTv dha për sulmuesin kuqezi, as ky i fundit nuk ia ka përtuar, duke e injoruar shumë thjesht: “Einxhel Shkira? Nuk e njoh kush është..?”- u shpreh Bekim Balaj për Panorama Sport.

Nuk dihet nëse reagimi i Balajt ka lidhje me romancën e përfolur që ai po kalon me prezantuesen kosovare Elita Rudi, por pavarsisht kësaj, bjondi i fushës së gjelbër, duket se u tregua paksa i ashpër dhe la të kuptohet se bukuroshja Shkira, i ka shpëtuar nga radari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here