Rihanna dhe Chris Brown ndoshta do të ndalen së gënjyeri fansat. Pavarësisht shumë fakteve, fotografive e dëshmitarëve të cilët tregonin se ata këta të dy janë përsëri në lidhje, vazhdonin ta mohonin.

Kaluan verën bashkë, uruan njëri tjetrin për fitoret në “MTV Video Music Awards” me një puthje, deklarata e Rihanna-s se Chris Brown është dashuria e jetës së saj.

Por ky detajë i fundit do të vulos gjithçka. Mediet amerikane kanë publikuar lajmin i cili thotë se Rihanna dhe Chris Brown pasi kanë shkëmbyer puthje të zjarrta mes vete në sy të të gjithëve në një klub nate në New York, ata janë mbyllur për një orë e gjysmë në tualetin e lokalit, ku besohet se kanë bërë dashuri.

Lajmi është konfirmuar nga shumë dëshmitar të cilët pa dyshim kanë bërë sytë katër për të kuptuar se çfarë po ndodhë. Më pas raportohet se ata janë larguar së bashku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here