Zjarri i madh në Kaliforni ka shkrumbuar shumë shtëpi, ndër ta edhe shtëpitë miliona dollarëshe të personazheve të famshëm.
‘Viktima’ e radhës që ia ka parë sherrit zjarreve që kanë kapluar Kaliforninë është edhe aktori i njohur Gerard Butler.
Butler në profilin e tij në Instagram dhe në Twitter publikoi një foto të vendit ku ishte vila dhe vetura e tij, të cilat janë bërë shkrumb e hi.
“U ktheva në Malibu pas evakuimit. Momente prekëse në Kaliforni, të frymëzuara nga guximi, shpirti dhe sakrifica e zjarrfikësve. I falënderoj.” shkroi aktori.