Reperi kosovar, Capital T sipas spekulimeve pritet që të realizojë një bashkëpunim me reperin Lloyd Banks, i cili do të mbajë koncertin në Prishtinë më 10 korrik.

Capital T duket se nuk e lëshoi aq lehtë rastin për të bashkëpunuar me një fytyrë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa këtë krijuesi i hitit “Ti Je Ma e Mira” pritet ta bëjë derisa Lloyd Banks do qëndrojë në Kosovë, raporton portali LajmeShqip.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar rreth kësaj. Në intervistën e dhënë kohë më parë për Telegrafin, Capital T i pyetur se me cilin prej reperëve amerikanë do të kishte dëshirë të bashkëpunonte tha:

“Hmmmmm ka shumë që më pelqejnë. Në fakt, nuk e di kë do ta kisha zgjedhur, por…së shpejti do të ketë befasi në këtë aspekt”, theksoi Capital T në intervistën e dhënë në shkurt të këtij viti.

Reperi i cili njihet për hitet e tij “Hands Up” dhe “Beamer, Benz or Bentley”, Lloyd Banks, do të mbajë koncert në Prishtinë më 10 korrik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here