Beckham shpallet “Mashkulli më seksi” i vititDavid Beckham është emëruar mashkulli më seksi i vitit 2015 nga revista People të martën në mbrëmje gjatë një transmetimi live nga Jimmy Kimmel.

Ish-futbollisti i kombëtares angleze u bë mbajtësi më i fundit i këtij çmimi në 30 vjetorin e revistës.

“Është një nder i madh” tha Beckham për revistën People. “Jam shumë i kënaqur për një çmim të tillë, pavarëisht se nuk më duket asnjëherë vetja i pashëm,” tha ai.

“Më pëlqen të vesh rroba të bukura e kostume të këndshme për t’u dukur më mirë e për t’u ndjerë mirë, por nuk e shoh veten për një njeri kaq seksi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here