Beckham 'humb' ballinën e VogueVictoria Beckham raportohet se ka ‘shkatërruar’ shanset e saj për të dalë në ballinën e revistës amerikane Vogue.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, ish-anëtarja e grupit Spice Girl kishte larguar zgjatjen artificiale të flokëve dhe supozohet se ka zvogëluar gjirin për të dalë në ballinë.

Megjithatë një burim i brendshëm i revistës ka zbuluar se ata nuk do ta mendojnë këtë për disa muaj, pasi ajo ka pozuar për revistën rivale “Elle”.

“Victoria ka shpresuar të sigurojë ballinën e Vogue, por kjo është rrënuar javë më parë. Ajo pozoi për Elle dhe tash Vogue nuk do ta marrë parasysh atë së paku për katër muaj”, ka thënë burimi.

Beckham më herët është paraqitur në ballinën e edicionit rus dhe britanik të Vogue

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here