Bebe Rexha ka publikuar videon më të re me reperin amerikan Lil Wayne, por kënga fsheh një dedikim të fortë të cilin vetë këngëtarja me origjinë shqiptare e ka zbuluar.

“Më falni, nuk jam më e bukura dhe kurrë nuk do të mund të këndoj si Whitney, por unë kam shumë dëshirë të kërcej…”

Këto janë fjalët e para të këngës më të re nga Bebe Rexha, tekst që mesa duket bazohet në historinë personale të kantautores me origjinë shqiptare.

Këtë fakt e ka zbuluar vetë 27-vjeçarja përmes një serie postimesh në “Twitter”, ku ironizon ish-shtëpinë e saj diskografike, e cila mesa duket e ka përçmuar talentin e Bebe Rexhës.

“E shkrova ‘The way I Are’ për labelin tim të shkuar, që nuk më lanë ta publikoja asnjë këngë, sepse sipas tyre nuk kisha pamjen dhe as zërin e një popstari”,- shkruan këngëtarja shqiptare në një status. “Më falni që tekstet e mia nuk janë “cool”. Unë nuk jam si ato me të cilat jeni mësuar”. “Pra, ‘The Way I Are’ është një ‘Ik pirdhu’ për shtëpinë e famshme”, – sqaron Bebe Rexha, duke lënë mister se cilit label i drejtohen këto fjalë.

Më herët ajo ka qenë nën menaxhimin e disa prej shtëpive më të rëndësishme të industrisë muzikore, por vetëm kur nënshkroi me “Warner Bros Records” talenti i saj nisi të dalë në sipërfaqe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here