Kantautorja shqiptare Bebe Rexha, e cila po gëzon një famë botërore krahas yjeve si Dua Lipa e Rita Ora, do të jetë së shpejti në Kosovë.
E pyetur nga një adhuruese nëpërmes rrjetit social Twitter, Rexha ka konfirmuar se planifikon të vijë në Kosovë gjatë shtatorit.
Ajo njihet më së shumti për bashkëpunimet me Eminemin e Rihannën dhe këngën e famshme “No Broken Hearts”.