Bebe Rexha, një tjetër shqiptare e famshme në AmerikëAjo njihet për zërin e saj dhe kompozimet si ish- anëtare e grupit ‘Black Cards’ në Amerikë.

E kemi fjalën për vajzën me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila siç mësohet nga disa portale të huaja ka vendosur të vazhdojë karrierën e saj muzikore solo.

Ndërsa shqiptarja është e njohur për koncertet ku merr pjesë së bashku me emra të njohur të skenën amerikane mes tyre LMFAO, Bon Xhovi etj. Ndërsa kujtojmë që kënga që ajo kompozoi për grupin Korean me titull ‘Lucifer” ishte hiti më i madh në Kore.

Urojmë që edhe si soliste të sjellë hite botërore një tjetër shqiptare në Amerikë, Bebe Rexha. /M.GJ./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here