Bebe Rexha kërkon ndihmën e Whitney Houston!Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, e cila po korr sukses pas suksesi në arenën ndërkombëtare, në shkurt të këtij viti ka nxjerr në treg gjysmën e albumit të saj debutues “All Your Fault Part 1”.

Nga ky album kemi mundur të dëgjojmë hitet si “I Got You”, “Fuck Fake Friends” dhe “Bad Bitch” ndërsa të gjithë ishim të kënaqur me atë që Bebe ka ofruar.

Por tani ylli i muzikës ka realizuar edhe pjesën e dytë të këtij albumi të cilin e paralajmëron me këngën “The Way I Are”, transmeton “Zeri.info”.

Dhe nëse ju shkon mendja se bëhet fjalë për një këngë të përpunuar të Timbaland, e keni gabim, por prapë tingëllon disi e njohur.

“Së shpejti arrin kënga ime e re”, ka deklaruar Bebe në intervistën e saj të fundit.

“Quhet ‘The Way I Are’ dhe në të bashkëpunoj me këngëtarin Lil Wayne, ndërsa kemi huazuar një pjesë të këngës së këngëtares Whitney Houston, ’I Wanna Dance With Somebody’. Mendoj se ka dalë mjaft bukur”, ka deklaruar Rexha.

Ajo ka shtuar se mendon se kënga është shumë ‘cool’ dhe se Lil Wayne ka shkruar një pjesë të shkëlqyeshme.

“Kemi realizuar edhe një videospot të jashtëzakonshëm regjinë e të cilit e ka bërë regjisori X, i cili ka realizuar këngën e Drake, ‘Hotline Bling’. Mezi pres që të gjithë ta dëgjoni këngën time të re”, ka shtuar ajo. Sipas fjalëve të saj, kënga e re në treg do të paraqitet pas dy javësh. /ZËRI/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here