Ne tre dekada e gjysme ka arritur te joshe rreth 13 mije femra, duke i kaluar netet ne shtreter te ndryshem dhe me femra te ndryshme.

Nuk behet fjale per ndonje aktor filmash pornografike por per aktorin e njohur hollivudian, Warren Beatty. Nese bejme nje llogari te thjeshte, aktori ka kaluar afersisht cdo nate me nje femer te ndryshme per 35 vjet.

Kete nuk e thote Beatty por biografia “Star: How Warren Beatty Seduced America” e autorit Peter Biskind, ne te cilen vete aktori rrefen si e humbi virgjerine ne moshen 20 vjecare.

Qe prej asaj dite ai nuk u ndal me, madje ne shtratin e tij u futen edhe emra te njohur si, Julie Christie, Joan Collins, Natalie Wood, Diane Keaton, Jane Fonda, Janice Dickinson e Madonna. Shume prej femrave te tij kane rrefyer momentet personale ku nuk mungon Jane Fonda, e cila pohon se ne fillim mendoi se Warren ishte homoseksual, por shume shpejt ai e beri te ndryshonte mendim.

“Benim seks pa ndalim”, rrefen edhe Joan Collins, ndersa shton: “Benim seks shtate here ne dite por nuk mendoja se mund te shkoja gjate keshtu sepse brenda pak vitesh do me kishte shkaterruar”. Me pak fjale, mund te thuhet me plot gojen se Beatty ka qene nje “Don Zhuan” i vertete, por “karriera” e tij u mbyll ne vitin 1992 kur u martua me Annette Bening.  /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here