Vajza bukuroshe e skenës shqiptare, Beatrix Ramosaj, pritet të publikojë këto ditë klipin e saj të parë… Pas suksesit të provuar me duartrokitjet e publikut në “Kënga Magjike”, Betarix vjen me këngën “Let Me Love You” të zhanrit r&b.

Me produksion të Elgit Dodës dhe tekst të Big Bastës, Trixa shfaqet shumë bukur në klipin e këngës në fjalë. Kënga trajton në fabul të saj një vajzë të dashuruar e cila nuk ka kurajon e duhur t’i shprehë dashurinë djalit që do.

Këngëtarja shprehet për “Bluetooth” se: ‘Klipi i parë ishte vërtet një eksperiencë shumë e bukur për mua, ndonëse pak e lodhshme, jam shumë e lumtur që ëndrra ime po realizohet. Tani dëshira ime e madhe si e çdo artisti tjetër është që kënga dhe videoklipi të pëlqehen nga publiku jonë Shqiptar-Kosovar!”.

Gjatë gjithë xhirimeve Trixa ka pasur non stop mbështetjen e mamit, vëllai, tezes, Alberie Hadërgjonaj dhe të dy vajzave të saj, Agnesa dhe Anxhelina… Deri sa të publikohet klipi, “Bluetooth” po ju ofron një nga fotot e shkrepura gjatë realizimit të tij…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here