Këngëtarja Beatrix Ramosaj mesa duket nuk po gjen dot të dashur. Kjo ndoshta se këngëtarja ose ka shumë kërkesa ndaj mashkullit që mund ta bëjë për vete, ose po i pëlqen kjo gjendje dhe nuk po mendon për angazhime të tilla veç shkollës dhe muzikës.

Edhe pse mjaft simpatike Beatrix kurrë nuk ka pasur një të dashur, të paktën që të njihet nga publiku. Në këtë aspekt ajo ka qenë mjaft e kujdesshme, madje kurrë nuk është përfolur as për ndonjë flirt. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ajo nuk ushqen simpati për askënd.

Neve na ka tërhequr vëmendjen një status i saj në Facebook ku ajo shprehet: “I dashuri im është si data 30 e shkurtit, nuk ekziston”. Përgjithmonë vetëm”, – ka shkruar ajo duke shtuar edhe një buzëqeshje mbrapa. Gjithsesi nuk besojmë që ajo e ka pasur seriozisht faktin që do jetë gjithmonë vetëm. Sigurisht që i dashuri i saj ekziston dhe kur të ndodhë, urojmë që Beatrix të na i tregojë. MAPO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here