Beatrix Ramosaj në duet me Gold AGKëngëtarja Beatrix Ramosaj ka njoftuar se tashmë ka përfunduar gjithçka rreth projektit të saj të radhës.

Bëhet fjalë për një duet që këngëtarja ka vendosur ta sjellë në bashkëpunim me këngëtarin nga Presheva Gold AG.

Bazuar në një status që këngëtarja Ramosaj ka publikuar, duket se publikimi i videoklipit do të bëhet së shpejti, ndërsa beson se do të jetë një ‘hit’ i kësaj vere.

“Së shpejti kënga dhe videoklipi… ‘SA VITE’ / Gold AG feat. Beatrix Ramosaj / kitarë: Astrit Stefa”, ka shkruar në ‘Twitter’ Beatrix.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here