Është e re, e bukur, e talentuar dhe më se e gatshme për të përballuar me sukses skenën. Beatrix Ramosaj, mbesa tjetër e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, tregon ne intervistën për Gazeten “Telegraf”, emocionet që e kanë ndjekur gjatë karrierës së saj, që edhe pse ende herët ka provuar jo pak suksese

Fëmijëria, jeta shkollore, miqësitë, jeta pas famës e shumë detaje të tjera… i zbulojmë bashkë për më shumë se çfarë na ka rrëfyer tjetër Beatrixa në këtë intervistë…

Trixa do e nisnim këtë intervistë me fëmijërinë tënde, si e kujton atë kohë?

Kujtoj ditët më të bukura të jetës sime dhe një fëmijëri të bukur dhe të qetë. E kujtoj me nostalgjinë më të madhe.

Çfarë lojërash pëlqeje më shumë?

Brezi im ka pasur idhull kukullën Barbie, kam qenë e fiksuar pas tyre, kam pasur një koleksion shumë të madh, i adhuroja!

Të ka treguar mami për ditën që erdhe në jetë, çfarë kohe ishte, çfarë dite dhe çfarë ore?

Sipas mamit, ka qenë mëngjesi i një dite vere, për të qenë më e saktë 9 qershori i verës së vitit 1994. Ka qenë dita më e bukur për të. Isha fëmija i saj i parë, kështu që, normalisht gëzimi ishte shumë i madh!

Kush ta ka vënë emrin dhe ç’domethënie ka ai?

Beatrix, ka lidhje me vendin tim të lindjes, Holandën. Kuptimi i emrit tim është: Ajo që më bën të lumtur, ajo që sjell lumturi, Bringer of Joy! Beatrix është Mbretëresha në Holandës. Emrin ma kanë vendosur prindërit dhe unë e pëlqej shumë, nuk është keq të mbash emrin e një Mbretëreshe.

Më tej më trego pak për shkollën, si ke shkuar me mësimet?

Shumë mirë, më ecën shumë shkolla, jam nxënëse absolute sidomos në lëndët e muzikës!

Dimë që aktualisht ndjek liceun artistik “Jordan Misja”… Në atë ardhmen synon kanton?

Po, unë vazhdoj Liceun Artistik për Kanto dhe kam zgjedhur këtë degë, pasi është ajo çka dua vërtetë dhe s’mund ta shihja veten më larg.

Kur fillove të merreshe me muzikë?

Me muzikë kam lindur dhe vazhdoj të mbaj vija melodike, po çdo ditë e më shumë të mirëfillta. Muzika për mua është jetë, është ditë, është diell, është edhe profesion edhe hobi, janë ndërthurje kuptimplotë!

Klicken für Bild in voller Größe

Kur je ngjitur për herë të parë në skenë?

Kam qenë gjithmonë aktive me koncerte të shkollës, te radio televizionit, por në një skenë të madhe ka qenë skena e Këngës Magjike, vitin e kaluar!

I mban mend emocionet e asaj dite?

Ka qenë një periudhë mjaft e ngarkuar emocionalisht, sepse për mua ishte dalja e parë në një skenë gjigante dhe shumë profesionale si ajo e “Këngës Magjike”. Jam ndjerë mjaft mirë, madje e vlerësuar për mundësinë që m’u dha për të qenë pjesë e këtij eventi.

Ti ke fatin që tezen e ku këngëtare të njohur, pikërisht Albërie Hadërgjonaj. Sa të ka ndihmuar ky fakt?

Jam shumë me fat që kam një teze te mrekullueshme si Albërie Hadërgjonaj. Mbështetja dhe prania e saj më ka ndihmuar jashtëmase në këtë fushë! Gjej rastin dhe e falënderoj shumë!

Të këshillon tezja, të bën kritika?

Po normalisht që më këshillon më jep ide të ndryshme, më tregon si është më e mira për mua dhe më kritikon kur është e nevojshme!

Siç kemi marrë vesh je mërzitur shumë për largimin e vajzës së tezes, Xhinës në Amerikë, ç’marrëdhënie ke me të?

Unë dhe Anxhelina, jemi shoqe, motra, pastaj kushërira, jemi shumë të lidhura dhe kalonim gjith kohën bashkë, largimi i saj në Amerikë më ka mërzitur jashtë mase shumë. Nuk mund ta imagjinoni dot sa shumë më mungon! i Love you Xhina!

Po me Argjentinën si shkon?

Pavarësisht diferencës së moshës që kam me Argjentinën kam një raport të shkëlqyer me të… Ndonëse ajo jeton në Kosovë dhe unë në Tiranë kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në raportin tonë si kushërira dhe shoqe shumë të mira!

Më trego pak edhe për relatat që ke me koleget në muzikë?

Kam krijuar marrëdhënie shumë të mira me shumicën prej tyre dhe më pëlqejnë, por siç mund ta kuptoni, jam shumë e ngarkuar me shkollën dhe muzikën dhe pak kohë më mbetet, kështu që vetëm me Argjentinën dhe Anxhelinën kam kontaktet më të afërta.

Me kë prej tyre shkon më mirë?

Përgjithësisht kam raport dhe relata reciproke me kolegët, ndaj nuk mundë të veçoj ndonjë.

Ka ndonjë prej tyre që s’e duron dot?

Jo nuk ka!

Me kë e ndjen më shumë konkurrencën?

Me asnjërin, gjithsecili sjell risi ne muzikë, gjithsecili ka personalitetin e vetë. Unë jam Beatrixa dhe nuk besoj të ketë tjetër Beatrix përveç meje!

Si nis dhe si mbaron dita jote?

Zgjohem shumë herët, pi kafen e mëngjesit së bashku me mamin. Pastaj ndahemi unë dhe vëllai im Albani, ikim për në shkollë dhe mami niset për në punë. Mbas shkollës kthehem në shtëpi duke i mbaruar detyrimet ndaj muzikës dhe më pas i kushtohem 1 orë shoqërisë time të ngushtë dhe vetes!

Sa ka ndryshuar jeta jote tani që je bërë e famshme?

Në familje dhe në shoqërinë time të ngushtë nuk ka ndryshuar asgjë… Ndërsa në rrugë njerëzit me salutojnë dhe më njohin, kjo gjë më bën të ndihem vërtet mirë!

Të flasim pak për projektet në muzikë?

Po punoj me shumë projekte të reja njëkohësisht, por nuk po i zbuloj akoma! Mbeten surpriza për publikun dhe fansat e mi të dashur!

Pse nuk nxore një klip këtë verë?

Kam qenë shumë e ngarkuar me disa koncerte dhe projekte të ndryshme dhe nuk kam pasur kohë që të realizoja një videoklip për këtë verë që sapo kaloi!

Do të marrësh pjesë në “Kënga Magjike”?

Po përgatis një material te ri për te “Kënga Magjike” dhe besoj të jem pjesëmarrëse dhe sivjet, sepse ai spektakël ofron gjithmonë shumë për artistët.

Është përfolur një bashkëpunim me tezen dhe kushërirat, kur do të vijë kjo këngë?

E kemi menduar si ide, dhe në të ardhmen ka mundësi të realizojmë këtë bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here