Këngëtarja e bukur me sy jeshilë, Beatrix Ramosaj, ka treguar gjithçka për veten në një test që qarkullon në Facebook, me plot 100 pyetje.

A është e lidhur, sa e gjatë është, cila është kafsha e preferuar etj.?

Të gjitha këtyre u jep pyetje mbesa e talentuar e Albërie Hadërgjonajt, e cila ka treguar se nuk është puthur ndonjëherë me një person të seksit të njëjtë (përveçse me bebe), se është single, që nuk do të dëshironte të ndryshonte emrin, që beson te dashuria me shikim të parë etj.

1. Mos u mërzit.

2. Emër e mbiemër? – Beatrix Ramosaj.

3. Pseudonime?- Trixa.
4. E lidhur? – Jo.
5. Shenja e horoskopit? – Binjakët.
6. Femër apo mashkull? – Femër.
7. Ngjyra e flokëve? – Kafe.
8. Sytë? – Jeshilë
9. Gjatësia? – 1.66 cm.
10. Do të doje ta ndryshoje emrin tënd? – Jo.
11. Ke kafshë shtëpiake? – S’kam.
12. Pi duhan? – Jo.
13. Kafsha e preferuar? – Qeni.
14. Revista e fundit që ke lexuar? – Revista “VIP”.
15. Libri i fundit që ke lexuar? – “Twilight New Moon”.
16. Gjëja e fundit që ke pirë?- Vodka portokall
17. Social Network i preferuar? – Twitter-i dhe Facebook-u.
18. Faqja ueb më e vizituar për sot? – Facebook/Youtube
19. Kënga e fundit që ke dëgjuar? – Rihanna , “You da one”.
20. Hera e fundit që ke qarë? – S’e mbaj mend.
21. Ke frekuentuar ndonjëherë 2 persona njëkohësisht? – Joooo.
22. Je tradhtuar ndonjëherë? – Jo.
23. Ke puthur ndonjëherë dikë dhe më pas je penduar? – Po, macen, pastaj kisha alergji.
24. Ke humbur ndonjëherë dikë special? – Po.
25. Ke qenë ndonjëherë në depresion? – I don’t know
26. Je bërë ndonjëherë tapë? – Mmmmm, më duket një herë.
27. Tri ngjyrat që të pëlqejnë më shumë? – E zeza, e bardha dhe jeshilja.
28. Ke lindur në…? – Groningen, Holandë.
29. Ke bërë njohje të reja? – Jo.
30. Ke reshtur së dashuri ndonjë person? – Ndoshta (maybe).
31. Ke qeshur ndonjëherë me lot? – Pa fund.
32. Ke takuar ndonjë njeri që të ka ndryshuar jetën? – Po.
33. E ke kuptuar cilët janë miqtë e tu të vërtetë? – Po
34. Ke kapur mat ndonjë njeri duke folur keq për ty? – Po.
35. Ke puthur ndonjë njeri të seksit të njëjtë me ty? – Po, baby kiss.
36. Sa persona qe ke miq në FB i njeh personalisht? – Shumë
37. Me sa persona po flet në këtë moment? – Me asnjë.
38. Në ç’orë je zgjuar sot? – 15:30.
39. Çfarë po bëjë mbrëmjen që kaloi? – Po kërceja këngë arabe.
40. Cila është gjëja që nuk durohet për të marrë vesh përgjigjen? – Shko bli bukë.
41. Modeli i celularit? – Samsung.
42. Cila është gjëja që do të ndryshosh në veten tënde ? – Asgjë.
43. Çfarë po dëgjon tani? – Muzikë.
44. Për ty e rëndësishme është paraja apo shëndeti? – Të dyja.
45. Çfarë të mërzit tani? – Asgjë.
46. Çokollatë e bardhë apo e zezë? – E zezë.
47. Me qumësht apo fondente? – Me qumësht.
48. Ke tatuazh? – Jo, por do ta bëj një së shpejti.
49. Pirsing? – Për momentin jo.
50. Të pëlqen ndonjëri? – jo.
51. Çfarë të pëlqen tek vetja? – gjithçka (Qesh).
52. E majtë apo e djathtë?- pff…
53. Ke shenja të vrarash në trup? – Po.
54. Kujtimi më i bukur i fëmijërisë …- e gjithë fëmijëria ime ka qenë e bukur.
55. Miku/ja e parë? – Lina.
56. Sporti i parë që ke marë pjesë? – s’e mbaj mend.
57. Kafsha e parë? – qen.
58. Pushimet e para?- Noordzee, Holandë.
59. Koncerti i parë- në shkollë fillore.
60. Dashuria e parë? – Eehu…
61. Po ha? – patate të skuqura.
62. Po pi? – Cooke…
63. Je duke? – Duke plotësuar këto pyetjet.
64. Po pret? – Mamin.
65. Sa fëmijë do të doje të kishe? – Dy.
66. Do të martohesh? – Po.
67. Mashkulli ideal? – S’ka ideal për mua.
68. Karriera që ke në mendje? – Artiste.
69. Buzë apo sy? – Sy.
71. I gjatë apo i shkurtër? – S’e di.
72. I ri apo i vjetër? – Më i madh.
73. Romantik apo spontan? – Të dyja.
74. Bark i bukur apo krah? – Të dyja.
76. Storiella (dashuriçkë) apo lidhje serioze? – Lidhje serioze.
77. Provokues apo i pavendosur? – Provokues.
78. Ke puthur ndonjëherë një person që s’e njihje?  – Jo.
79. Ke pirë ndonjë pije të fortë? – Po.
80. Ke humbur ndonjëherë syzet apo lentet? – Syzet 500 herë.
81. Lodra e preferuar? – Kukullat.
82. I ke thyer zemrën ndokujt?  – S’e di …
83. E ke pasur ndonjëhere zemren e thyer? – Mesa di unë, jo.
84. Ke qarë për vdekjen e ndokujt? – Po.
85. Ke rënë ndonjëherë në dashuri me ndonjë mik? – Jo.
86. Je bërë ndonjëherë tapë dhe pastaj ke vjellë? – Po.
87. Je arrestuar ndonjëherë? – Jo.
88. Tek ty ka rëndësi ndjenja apo arsyeja? – Të dyja.
89. Ke pëlqyer ndonjëherë një person të seksit të njëjtë? – Jo.
90. Ke pasur disa të dashur njëkohësisht ? – Jo.
91. I ke thënë ndonjëherë dikujt që e doje dhe nuk ishte e vërtetë? – Jo.
92. Beson te vetvetja? – Po.

93. Beson te mrekullitë? – Po.
94. Në dashuri me shikim të parë? – Po.
96. Në dashurinë e vërtetë? – Po.
98. Te engjëjt? – Po.
99. Ekziston ndonjë person që do të doje të ishte tani me ty ? – Po.
100. Mendon se i pëlqen dikujt? – Më duket se po.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here