Beatrix Ramosaj në duet me Gold AGBeatrix Ramosaj thotë se vera vetëm sa ka filluar për të dhe se adhuruesit e saj do të presin një varg befasish.

“Megjithëse nuk dua që t’i tregoj të gjitha, sepse ndryshe nuk do të ketë më surprizë brenda, po tregoj ato që janë më të shpejta pasi kjo verë është e mbushur me surpriza”.

“Së pari kam një duet me Gold Ag, një këngë që do të ketë edhe videoklipin e saj. Momentalisht kanë përfunduar xhirimet e klipit dhe presim të promovohet së shpejti”.

“Gjithashtu sapo kam regjistruar një këngë shumë të dashur e të veçantë për mua që shpresoj të pëlqehet nga fansat e mi, këngë e punuar nga De Vox”, ka thënë bukuroshja në një intervistë për Koha Jonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here