Tinejxherja sensacionale shqiptare, Beatrix Ramosaj ka lansuar këngën e saj të re, që titullohet “Dreams Come True”.

Kënga është e tëra në gjuhën angleze, gjë që përbën risi në tregun muzikor shqiptar. “Dreams Come True” është punuar nga Enis Presheva, kurse për tekstin është përkujdesuar JaShayla.

Vlen të përmendet se kënga është mjaft atraktive, pasi interpretimi është i jashtëzakonshëm, sa që nuk do të duhet të befasoheshim nëse kjo këngë thyen kufinjtë dhe dëgjohet edhe në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here