Këngëtarja Beatrix Ramosaj , e cila së fundmi ka publikuar videoklipin me titulli “Dream’s comes true”, ka planifikuar shumë koncerte, kryesisht në qytetet bregdetare.

Këtë vit ajo planifikon të marr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, por kjo do të ndodhë vetëm nëse do të ketë në dorë vërtet një material të mirë, për të cilin ia vlen të konkurrojë.

Risitë nga karriera e saj muzikore dhe jeta e përditshme, Beatrix i ndanë me fansat e saj nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Postimi i saj i fundit ka të bëjë me personalitetin e saj. Derisa të gjithë jemi mësuar ta shohim si një vajzë të butë, këtë herë ajo vjen ndryshe dhe madje ka të ngritur gishtin e mesëm.
Bashkë me këtë fotografi, këngëtarja ka shënuar: “Jam sikur gruaja ujk. Ana ime e keqe, shfaqet gjatë natës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here