Bajram Bylykbashi, i njohur si BB Poqi, ka zbuluar për Telegrafi.com se është në përfundim të videoklipit të ri të këngës “Të gjeta ty”.

Rokeri është duke punuar edhe në albumi e tij të pestë, i cili, siç thotë ai, do të jetë “100% rock”.

“Videoklipi është në procesin e montimit. Shpresoj se në fillim të marsit do të transmetohet në televizionet tona. Paraprakisht do ta bëjmë edhe një promovim, si dhe një performim live me Armadillo Blues Bandin”, ka thënë Poqi për Telegrafi.

Ai paralajmëron edhe angazhimin në albumin e pestë të tij, si dhe një koncert në Prishtinë.

“Jam aktiv me performime në qytete të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë. Por, pas editimit të albumit të pestë, mendoj të punoj në një koncert më të madh”, tregon Poqi më tej, duke folur edhe bashkëpunimin e tij të radhës, që do të jetë me një muzicient nga Shqipëria.

“Me Armadillon dhe Lusin nga Vlora jemi në finalizim të një kënge për edicionin më të ri të Top Festit. Është kjo një këngë shumë, shumë e mirë dhe natyrisht – çka tjetër pos rock”, ka përfunduar rokeri kosovar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here