BB Poqi promovon albumin e pestëBB Poqi i është rikthyer skenës muzikore. Ai të martën në mbrëmje ka mbajtur një koncert, me ç’rast ka promovuar albumin e tij të radhës, raporton KTV.Gjithsej nëntë këngë me tema sociale dhe të dashurisë, përfshin albumi i pestë i rokeriti quajtur “Nr: 5”.

“Rri zgjuar”, “Pse bota s’të do”, “Rrugët janë fate”, “Dhe në vdeksha pa t’pa”, janë disa nga këngët e përfshira në këtë album dhe pikërisht kësaj të fundit, këngëtari ia ka realizuar edhe videoklipin.

Edhe ky projekt për herë të parë u promovua të martën mbrëma në koncertin e mbajtur në një lokal në Prishtinë.
BB Poqi është padyshim njëri ndër këngëtarët, muzika e të cilit i ka mbijetuar kohës. Ndonëse nuk kanë qenë të shpeshta këngët që i ka publikuar, shumë prej tyre vazhdojnë ende të dëgjohen.

E kujtojmë këngën “Ti je vetëm një iluzion” e cila është kompozuar qysh në vitin 1986, duke mos e lënë pas as “Kthehu”, “Qeshu” e shumë të tjera, të cilat këngëtari i interpretoi në koncertin e të martës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here