BB Poqi i ka thënë Telegrafi.com se ai punon “me shumë përkushtim” çdo këngë të tijën, pasi nuk ka dëshirë që këngët të dëgjohen vetëm një muaj.

“Unë preferoj që këngët e mija të jenë të punuar me shumë përkushtim. Nuk dëshiroj që një këngë e imja të dëgjohet vetëm një muaj, dhe më pas të ‘hidhet’ poshtë.

Bëj muzikë me vlera artistike nuk bëj muzikë komerciale, prandaj punoj shumë për një këngë”, është shprehur BB Poqi.

Rokeri kosovar, emri i vërtetë i të cilit është Bajram Bylykbashi, gjithashtu ka zbuluar se projekti i tij i ardhshëm muzikor është publikimi i albumit.

“Momentalisht jam duke punuar rreth albumit tim, që është duke më marrë shumë kohë. E them këtë sepse, po e përsëris, unë i përkushtohem shumë kur vendosi të publikoj këngë apo album, pasi dëshirojë që çdo gjë të jetë e perfekte”, ka shtuar më tej Poqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here