Anaidi-JonaReagimi i Joanës gjatë spektaklit të së shtunës, pasi mori dhuratat nga ish i dashuri i saj Jani, i ka befasuar të gjithë, veçanërisht Anaidin, më të cilin ajo ka krijuar një lidhje më tepër se miqësore brenda shtëpisë.

Pas spektaklit të rinjtë kanë biseduar rreth raportit që duhet të kenë me njëri-tjetrin në shtëpi. Anaidi e këshillon Joanën që t’i qëndrojë larg, pasi fakti që e ndjeu afër të dashurin nga surpriza dhe dhuratat e tij do të thotë që ndien për të dhe se duhet të jetë me të.

“Duhet të respektosh më shumë veten, prandaj duhet të më qëndrosh larg”,- u shpreh Anaidi.

Nga ana tjetër, Jonana i kërkoi atij që t’i qëndrojë pranë, ndërsa tha se nuk ka marrë asnjë vendim për tu rikthyer me Janin.

“Unë e kam respektuar veten dhe nuk kam marrë një vendim për t’u kthyer me të. Kam nevojë për ty, dua të të ndjej pranë”- tha ajo, ndërsa Anaidi u shpreh se po mendon për të mirën e saj në këtë rast.

Më pas ata shkuan në dhomën e gjumit dhe pas insistimit të Joanës vendosën te flenë sërish bashkë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here