EurosongAdrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko me këngën e tyre “Identitet” nuk janë në mesin e favoritëve për të triumfuar në festivalin evropian të muzikës “Eurosong 2013”, i cili sivjet do të zhvillohet në Suedi.

Përfaqësuesit shqiptar, madje renditet në pozitat e fundit të bastoreve evropiane, përkatësisht në vendin e 33-të.

Më 13 maj favoritja e bastvënësve është Emmilie de Forest. Pozicionin kryesues interpretuesja nga Danimarka po e mban prej një kohe të gjatë dhe pozita e saj duket e palëkundur.

Në vendin e dytë në treshen e favoritëve të portalit të basteve oddschecker.com renditet Zlata Ognevich nga Ukraina, ndërsa vendin e tretë e mban me kokëfortësi, Margaret Berger nga Norvegjia.

Kujtojmë se vitin e kaluar Rona Nishliu me këngën “Suus” u rendit e pesta me 146 pikë, me ç’rast i kishte siguruar hyrjen e drejtpërdrejt në finale Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here