Kur dy artiste të mëdha bashkohen, kjo ngjall emocion… Kështu kur u dëgjua për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet dy yjeve më të mëdha aktualisht në skenën e muzikës, Rihannas, dhe mbretëreshë së popit, Madonna , erdhi edhe rrëmbimi i fansave!

Sipas lajmeve më të reja, dy artistet amerikane janë në negocim e sipër për regjistrimin e një pjese shumë sekrete e cila po ashtu do të bëjë bum. Sipas disa dëshmitarëve, Riri kishte befasuar kur më 27 korrik doli nga studioja ku gjendej edhe Madonna!

Asnjëra nga to nuk foli, por zërat për dalje të tyre në duet nuk u përgënjeshtruan dot. Nëse ky projekt realizohet, bomba në skenën muzikore nuk ka si të mos shpërthejë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here