Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shumica e njerëzve vlerësohen si vend që ofron mundësi të mëdha për suksese ndërkombëtare dhe realizim ëndrrash.

Këtë mendim duket se e ndajnë edhe disa artistë shqiptar, që gjatë javës së kaluar kanë udhëtuar përtej oqeanit.

Derisa Afërdita Dreshaj e Anxhela Martini janë bërë bashkë për disa aktivitete të modelimit që po realizojne atje, akoma nuk dihet arsyeja e qëndrimit të dy emrave tjerë, të njohur mes shqiptarëve.

Gjate javës së kaluar, nga Kosova drejt Nju Jorkut ka udhëtuar Dafina Zeqiri, ndërsa nga Gjermania atje ka shkuar edhe Blerim Destani.

Rrjetet sociale të këngëtares Zeqiri janë vërshuar me fotografi nga qëndrimi në Amerikë, ku ajo shihet duke u argëtuar në praninë e aktorit nga Tetova.

Udhëtimi paraprak i Dafinës drejt SHBA-ve kishte për qëllim realizimin e videoklipit “Tonight”, ndërsa këtë herë, këngëtarja duket se ka udhëtuar më shumë për kënaqësinë e saj, jo aq sa për punë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here