Mund të konsiderohen si rivale të njëra-tjetrës, meqe të trija janë pjesë e estradës, por ato janë bashkuar në një qëllim fisnik.

Argjentina Ramosaj, Dafina Rexhepi dhe Gjira, i janë pergjigjur pozitivisht ftesës për pjesëmarrje në koncertin humanitar, në ndihmë të një vajze që vuan nga leukemia.

Koncerti ka për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare të nevojshme për shërimin në Turqi të 19 vjeçares Diellza Nimonaj. Organizatorë të kësaj ngjarje bamirëse janë miqtë e Diellzës, nxënës të klasës së 12-të të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Të shoqëruara edhe nga Ardi, të trija këngëtaret do të performojnë në një klub nate në Gjakovë, me datën 21 shtator, duke filluar nga ora 21:00.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, këngëtaret kishin shprehur edhe më herët solidaritetin e tyre me rastin e Diellzës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here