Babai i Angelina Jolie, Jon Voight, e ka përshkruar ribashkimin e tyre të fundit si ‘të mrekullueshëm’.

Voight, i cili ka qenë larg vajzës së tij për disa vite, pasi tha se ajo kishte ‘probleme mentale’, kishte fluturuar në Venedik gjatë të dielës, për të kaluar kohë me Jolien, partnerin e saj Brad Pitt dhe gjashtë fëmijët e tyre.

“Ishte shumë mirë. Kaluam kohë të mira së bashku. Nuk dua të flas shumë për këtë, por ishte diçka e mrekullueshme”, ka thënë Voight për TMZ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here