David Beckham nuk është vetëm një futbollist i aftë, por edhe një bashkëshort i shkëlqyer.

Pas një fushate të suksesshme në javën e modës së Nju Jorkut, nga ana e Victoria Beckham, ish-kapiteni i kombëtares angleze gjeti kohë për të shkëputur bashkëshorten e tij 37-vjeçare nga puna, për të drekuar së bashku me të bijën.

Vajza disa muajshe, Harper, ishte nën kujdesin e babait gjatë të gjithë kohës, ndërsa burrë e grua gjetën pak kohë për njëri-tjetrin në një restorant shik të kryeqytetit ekonomik të SHBA-së.

36-vjeçari u kthye në hotel me të bijën, ndërsa Victorias, e cila shfaqi edhe një herë tjetër linja shumë elegante, i duhet të qëndronte edhe disa orë më shumë në punën e saj.

Rikthimi i familjes Beckham në Europë u përfol shumë në fillim të këtij viti, pasi kontrata 5-vjeçare e futbollistit me Galaksi përfundoi, por pas disa negociatash të gjata, mesfushori vendosi të zgjasë me të paktën dy vjet qëndrimin në futbollin amerikan, duke refuzuar oferta nga klube të rëndësishme si Tottenham apo Paris SG./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here