Bashkëpunimi i 2po2 me Flori kalon gjysmë milioni Bashkëpunimi i ri i 2po2 me Flori Mumajesin po jep shenja për t’u shndërruar në hitin e radhës.Kënga e titulluar “Gone Girl” po pëlqehet që në ditët e para të lansimit.

Videoklipi i realizuar nga PinkMoon është publikuar në YouTube më 18 mars dhe për më pak se dy ditë ka kaluar shifrën prej gjysmë milioni shikimesh.

2po2 dhe Flori e kanë shkruar tekstin, ndërsa Threedots e kanë bërë muzikën.

Ky është bashkëpunimi i tretë i dy këngëtarëve, kurse “Gone Girl” është kënga e parë nga albumi i ri i reperit. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here