Dëshira për të qenë sa më afër të rinjve dhe aq më shumë kur ata janë të pëlqyer nga publiku, është kthyer tashmë në modë për politikanët shqiptarë.

Përfshirja e tyre në aktivitetet e të rinjve shihet si një marketing i mirë për të tërhequr pranë vetes atë pjesë disi indiferente ndaj punëve të ngatërruara politike.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka preferuar të jetë i pranishëm në mbrëmjen e Vitit të Ri, ku krahas të rinjve aktivistë në forumet e Partisë Demokratike, kishte dhe shumë personazhe të njohura. E konceptuar si një mbrëmjë tërësisht rinore pa asnjë lloj protokolli, duket se i pari që u argëtua pa fund ishte vetë Basha, i cili e shijoi deri në fund atë natë në karaoke, duke mos i rezistuar dëshirës për të kënduar së bashku me të tjerët.

Gjatë darkës, emrat e njohur në muzikë të cilët tashmë kanë bërë publike preferencën e tyre për Partinë Demokratike, kanë qenë të shumtë, por kurioziteti ynë ishte të shikonim se me kë do të preferonte të rrinte më së shumti kryetari Basha. Ai gjatë gjithë kohës ka qëndruar në shoqërinë e motrave Koçi, ku Greta dihet që është zgjedhur edhe nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Basha gjithashtu ka takuar edhe reperin e njohur Noizy, të cilit i ka marrë edhe kapelen, duke e vendosur vetë në kokë. Duhet thënë se edhe si reper, Basha mirë ngjante. Por ajo që na bëri përshtypje, ishte qëndrimi në një cep i Çiljetës, e cila ka qenë e para që është aktivizuar në PD, por që Basha nuk shkoi asnjë moment për t’i dhënë dorën dhe po ashtu bëri edhe Çiljeta, ndërkohë që pothuajse të gjithë të pranishmit e kishin takuar. Çfarë mund të ketë ndodhur, a thua në PD nuk ka vend për dy këngëtare?/panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here