Drew Barrymore është një prej aktoreve të famshme, në pritje të një fëmije dhe duke qenë person VIP nuk lë t’i shpëtojë asgjë nga mundësitë që i ofrohen, duke qenë një njeri pa shumë preokupime që mund të kenë gratë e tjera në këto kushte. 

Aktorja 37-vjecare po ndjek trendin e fundit të nënave të famshme, duke marrë pjesë në seanca joge, që sjellin relaks dhe e përgatisin gruan për lindjen e ardhshme. 

Ajo së bashku me bashkëshortin Will Kopelman po numërojnë ditët deri në mbërritjen e fëmijës së tyre, ndërsa tre muaj më parë zhvilluan një ceremoni martese shumë private.

Duke qenë edhe shoqëruese në dasmën e saj, aktorja tjetër Cameron Diaz, mësohet se së fundmi ka organizuar edhe ‘baby shower’, festën që zhvillojnë kryesisht femrat në SHBA, përpara se të lindë fëmija dhe ku të gjithë të pranishmit sjellin dhurata për beben që pritet të vijë në jetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here